6.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173

Ai pretendon se aplikimi i tij për pozitën “inspektor-kontrollor” është refuzuar me arsyetimin se nuk ka dorëzuar diplomën e shkollës së mesme, pavarësisht se në dosjen e dorëzuar kishte përfshirë diplomën e fakultetit.

“Është e paarsyeshme të kërkohet një diplomë më e ulët kur diploma universitare e vërteton qartë se kam kaluar të gjitha nivelet e mëparshme të arsimit”, tha  ai.

Nga ana tjetër, Fadil Berisha, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në KRU “Hidroregjioni Jugor”, tha se kompania respekton kriteret strikte të konkursit dhe se çdo aplikim shqyrtohet vetëm nëse janë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara, përfshirë edhe diplomën e shkollës së mesme.

“Aplikanti në fjalë nuk i ka përmbushur kriteret, pasi mungonte një dokument bazë. Ne nuk bëjmë përjashtime – çdo dokument duhet dorëzuar sipas kushteve të përcaktuara në konkurs”, tha Berisha.

Maçkaj, i cili aktualisht punon si roje sigurie në këtë kompani, ka reaguar gjithashtu ndaj komenteve të bëra në media dhe portale, duke theksuar se rasti i tij është shembull i një trajtimi të padrejtë dhe të panevojshëm përmes teknikaliteteve burokratike.

Ndërkohë, konkursi për pozitën në fjalë mbetet ende i hapur./TV Prizreni

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do t’i renovojë BE-ja

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së...

Punimet në rrugën “Xhemë Gostivari” të Prizrenit drejt përfundimit, pritet asfaltimi i plotë

Punimet për rregullimin e rrugës “Xhemë Gostivari” po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Prizrenit. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit