Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare, që këtë vit organizohet në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
“Komuna e Prizrenit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare, që organizohet nga Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren. Ky vendim u bë i ditur në një takim të përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të universitetit dhe atyre të komunës, ku u diskutua rëndësia e këtij aktiviteti ndërkombëtar për promovimin e Prizrenit si qendër arsimore, kulturore dhe akademike”, thuhet në njoftimin e universitetit, raporton PrizrenPress.
Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, koordinatori i Shkollës Verore Ndërkombëtare, Prof. Assoc. Dr. Rifat Morina, anëtari i Këshillit Organizativ, Ass. Milot Krasniqi, si dhe përfaqësuesi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Nehat Gashi. Komunën e Prizrenit e përfaqësuan kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi.
Sipas universitetit, palët janë dakorduar se përkrahja institucionale është thelbësore për realizimin me sukses të një ngjarjeje që sjell në Prizren studentë dhe profesorë nga vende të ndryshme të botës.
“Mbështetja nga Komuna do të kontribuojë në organizimin cilësor të Shkollës Verore dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe zhvillimit lokal”, thuhet në njoftim.
Shkolla Verore Ndërkombëtare synon të jetë një platformë për shkëmbim akademik dhe kulturor, duke e vendosur Prizrenin në hartën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/