23 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Martin Camaj, shkrimtari, studiuesi dhe gjuhëtari i censuruar

Më 21 korrik të vitit 1925 në Temal të Dukagjinit, lindi Martin Camaj. Njësoj si Fishta dhe Harapi, Martin Camaj është një prej shkrimtarëve të censuruar gjatë regjimit totalitar. Ndonëse u edukua në Kolegjin Saverian, Camaj ndoqi një rrugëtim të pavaruar nga feja. Pas përfundimit të shkollimit në Kolegjin Saverian, punoi si mësues në fshatrat veriorë.

Mospajtimi i bindjeve të tij politike me ideologjinë e regjimit totalitar të instaluar në Shqipëri, do ta shtrëngonin autorin postmodernist të letrave shqipe të shtegtonte larg atdheut. Fillimisht u përfshi në radhët e qëndrestarëve kundër partizanëve komunistë dhe për këtë arsye, qe i detyruar të jetonte në ilegalitet derisa mori arratinë drejt Jugosllavisë fqinje.

Në vitet 1949-1955 studioi për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Mandej, me ndihmën e ish-mësuesve italianë, u shpërngul në Romë, ku do të përmbyllte në vitin 1960 disertacionin mbi “Gjuhën e Gjon Buzukut”.

Duke nisur nga viti 1961, punoi si pedagog i fushës së albanologjisë në universitetin e Mynihut. Ndërsa, atashuar pranë këtij institucioni, shërbeu përgjatë vjetëve 1971-1990 në krye të katedrës së disiplinës së albanologjisë.

Camaj ka lëvruar në poezi, në prozë dhe në punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.

Vepra e tij letrare përfshin nëntë vëllime poetike, tri romane dhe një vëllim me novela. “Nji fyell ndër male” (Prishtinë 1953), “Kanga e vërrinit” (Prishtinë 1954), “Djella” (Romë 1958), “Legjenda” (Romë 1964), “Lirika mes dy moteve” (Munih 1967) dhe “Drandja” (Munih 1981), janë disa nga titujt e krijimeve të tij.

Ndërroi jetë më 12 mars të vitit 1992, në Mynih./atsh/

Më Shumë

Liria tregon forcën në Tiranë, mposht 26 herë kampionin me rezultat 3-2

Liria e Prizrenit ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse në miqësoren ndaj Tiranës, duke e mposhtur skuadrën më të trofeshme në Shqipëri me rezultat 3-2. Ndeshja...

Joao Aguiar vazhdon misionin: “Braziliani i Prizrenit” gati për sezonin e tretë

FC Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin brazilian Joao Aguiar edhe për sezonin e ri, duke hyrë kështu në vitin e tretë...

Lajmet e Fundit