10.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Joseph Godwin, transferi më i ri i Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit shtatlartë dhe me përvojë ndërkombëtare, Joseph Godwin, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një aventure të gjatë në kampionatin rumun.

“Klubi jonë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të fundit: Joseph Godwin, sulmuesi shtatlartë dhe me përvojë ndërkombëtare, i cili i bashkohet FC Prizrenit pas një aventure të gjatë në Rumani”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Godwin ka luajtur në Superligën rumune me ekipin e njohur UTA Arad, ku ka spikatur si një qendërsulmues i rrezikshëm dhe me aftësi të larta teknike.

“Gjatësia prej 2.03 metra e bën një pikë referimi në zonë, por nuk është e vetmja armë e tij: shpejtësia, vendosja e zgjuar dhe instinkti i golashënuesit janë cilësi që e dallojnë Josephin nga shumë të tjerë” – thuhet në komunikatën e FC Prizrenit.

Klubi e ka përshëndetur lojtarin me fjalët:

“Mirësevjen në familjen bardhekaltër, Joseph Godwin! Me ty, synimet tona marrin një tjetër dimension!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit