11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

‘Hidroregjioni Jugor’ kërkon pagesën e faturave të ujit në Zhur – borxhi mbi 645 mijë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë një thirrje publike për konsumatorët e fshatit Zhur, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të faturave të ujit.

Sipas njoftimit, borxhi total në këtë zonë ka arritur në 645,411.54 euro, çka konsiderohet një gjendje shqetësuese për stabilitetin financiar të operatorit rajonal.

“Të nderuar konsumatorë të fshatit Zhur, ju bëjmë thirrje që të kryeni sa më parë pagesën e faturave të ujit. Mospagesa sjell pasoja të menjëhershme, si: shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe fillimi i procedurave përmbarimore nga përmbarues privat”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kompania, raporton PrizrenPress.

Sipas të dhënave zyrtare, amvisëritë në Zhur kanë një borxh prej 374,291.01 euro, ndërsa bizneset dhe lokalet figurojnë me borxh në vlerë prej 271,120.53 euro.

Për të shmangur pasojat ligjore dhe teknike, “Hidroregjioni Jugor” u kujton konsumatorëve se kanë në dispozicion disa mënyra për të kryer pagesat: në zyrat e arkëtimit të kompanisë, përmes bankave dhe postës, si dhe online përmes aplikacioneve bankare dhe aplikacionit E-HRJ.

“Kryeni obligimet me kohë dhe shmangni shkyçjet e padëshiruara dhe procedurat ligjore!” përfundon apeli./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit