36.7 C
Prizren
E diel, 10 Gusht, 2025

Mërgata plaçkitet, inspektorët në pushim!

Fahri Musliu

Të gjithë e lavdërojnë dhe i gëzohen mërgatës, edhe pushteti, edhe tregtarët edhe qytetarët (familjarët) veçmas gastronomia (hotelieria) por duket se kjo është artificiale.

Sepse si mund të shpjegohet ndryshe kur pikërisht në muajt e qëndrimit të tyre në Kosovë shumë lokale të gastronomisë e hoteljerisë, dyqane tregtare dhe taksitë e shumtë (këtu e kam fjalën për qytetin e Prizrenit për çka kam prova), i ngrenë çmimet prej 20 deri 50 e më shumë për qind.

Kohë e plaçkitjes si çdo pushim i mërgatës. Me që nuk u besoja fjalëve dhe ankesave të shumta, vendosa të bindem vet. Një ditë duke frekuentuar shumë kafeteri e restorante (qebaptore) e ëmbëltore në qendër të qytetit, në disa nga to, pash çmime të ngritura: kafeja standarde esspreso nga 1.20 ishte 1.50 deri 2.5 euro, pijet e ndryshme po ashtu ishin ngritur por edhe ushqimi e ëmbëlsirat. Bie fjala një sferë e akullores nga 0, 80 kishte shkuar në 1.80 euro.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ngjashëm është edhe me shërbimet me taksi me përjashtim të tri kompanive kryesore. Nga hotel Theranda deri tek godina e Entit për Punësim, në largësi rreth 1 km, më herët paguaja rrumbullak 2.00 euro sa është starti dhe 1 km vozitje. Para tre dite taksistit (një burrë në moshën rrth të 60-tave), që nuk e kishte ndezur taksimetrin, në arritje në cak ia dhash 5 euro dhe ai mi ktheu 1.5 euro, dmth shërbimin e pagoi 3.5 euro. Kur i thash, më fal por kjo kushton 2 euro e jo 3.5, më tha: “po bre bac por tash është koha me fitue diçka se besa jem në krizë”. Dhe fitimi me plaçkitje, apo?

Çka nëse tash i thërras inspektorët?

Të lutëm mos se edhe ashtu skam leje. E disa taksist tjerë e kanë ndryshuar startin në taksimetër nga 2 në 5 ero…Ka edhe dukuri tjera të këqija që po ndodhin edhe në vendkalimet kufitare e veçmas në shërbimin e sigurimeve të makinave të mërgimtarëve.

Të gjithë këto janë në emër të mirës e ardhjes për mërgimtarët, e këtë tagër po e paguajnë edhe banorët rezident të qytetit. Shtrohet pyetja: sa është kjo e ndershme (a po këta ti quaj matrapaz e aplikojnë logjikën e tregut tëlirë) dhe pse inspektoratet përkatëse komunale nuk aktivizohen dhe nuk marrin masa përkatëse ndaj këtyre dukurive që po përsëriten çdo vit gjatë pushimeve të mërgatës, jo vetëm verës por edhe në pushimet dimërore?

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?Travel |Agency Agenc Halimaj HallmajReisen Reisen ???? ?? Shengjin EL VDZITJE Halimaj HalimajReiser Reisen SETRA Halimaf HatimafReisen Reisen 04-57DLA SIEH Çdo ditë udhëtime Durrës Golem Vera 2025 Bileta Biletakthyese kthyese 15€ Për person Shëngjin +383 44 304 318 Velipojë +383 +38349304318 49 304 318 +383 44 152 263?"?

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE RESID BANESA ME PAPUQE! S'KE NEVOJE PER P?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA KB: J!!!!! POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA ne zemër t? qytetit të Prizrenit."Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Më Shumë

Situatë kaotike me mungesë të rrymës në disa zona të Dragashit

Banorët e zonës së Gorës në Dragash javën e kaluar janë përballur me mungesë të energjisë elektrike. Furnizimi me energji në disa pjesë të kësaj...

Projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Malishevë, Limaj: Puna e mirë do të vazhdojë

Dje në Malishevë është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Për këtë ka shkruar sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë...

Lajmet e Fundit