35.5 C
Prizren
E hënë, 11 Gusht, 2025

Vrasja me thikë në Prizren: I riu u ther në gjoks

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në lagjen Tusuz në Prizren, ku një i ri është therur me thikë në pjesën e gjoksit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Lapidari”. Viktima u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur t’i mbijetojë, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitet policore relevante. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, janë sekuestruar një brisk patente, i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, si dhe një veturë e markës “Audi”.

I dyshuari me inicialet E.B. është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokuroria do të paraqesë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria në Prizren është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

MVP i ENBL-së, Isaiah Cousins, i bashkohet Bashkimit

Fundori amerikan vjen nga Inter Bratislava pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Sllovaki dhe arenën ndërkombëtare, raporton PrizrenPress. Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka...

Mërgata plaçkitet, inspektorët në pushim!

Fahri Musliu Të gjithë e lavdërojnë dhe i gëzohen mërgatës, edhe pushteti, edhe tregtarët edhe qytetarët (familjarët) veçmas gastronomia (hotelieria) por duket se kjo është...

Lajmet e Fundit