Spektakël basketbolli në Malishevë – Bero Kingdom kampion i turneut 3×3 

Për herë të parë në Malishevë u organizua turneu i basketbollit 3×3, që solli emocion dhe spektakël për qytetarët në sheshin qendror të qytetit.

Hapjen e turneut e bëri kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili shprehu kënaqësinë që një aktivitet i tillë po zhvillohej në zemër të qytetit, duke sjellë energji pozitive për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët. Në fund të evenimentit, kryetari Kastrati dorëzoi edhe çmimin për ekipin fitues., rapprron PrizrenPress.

Në këtë garë morën pjesë 12 ekipe, duke e bërë turneun mjaft cilësor dhe konkurrues. Pas ndeshjeve në grupe u zhvilluan gjysmëfinalet, ndërsa finalja ndërmjet Bero Kingdom dhe Hoppers ishte e mbushur me ritëm dhe emocione, e fituar bindshëm nga Bero Kingdom me rezultatin 21:6.

Ekipi kampion u shpërblye me 700 euro, ndërsa vendi i dytë mori 300 euro./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit