Ekstradohet nga Italia në Kosovë, 34-vjeçari nga Suhareka i dyshuar për tentim vrasje

34-vjeçari, F.Xh, nga fshati Mushtisht i Suharekës është ekstraduar nga Italia në Kosovë, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

I njëjti, sipas policisë, me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me 20 muaj burg, por i njëjti iu ka shmangur vuajtjes së dënimit.

I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët  policor të  Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

“Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit