Prizreni nënshkruan marrëveshje granti me Këshillin e Evropës për projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen për grantin e fituar me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann. Ky grant është dhënë në kuadër të projektit “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”, që ka për qëllim avancimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse, raporton PrizrenPress.

Përmes këtij programi, Komuna e Prizrenit ka aplikuar me projektin “Fuqizimi i Grave Lidere”, i cili parasheh organizimin e punëtorive dhe forumeve të dedikuara për zhvillimin e lidershipit. Projekti ka për synim të mbështesë qeverisjen e hapur dhe fuqizimin e grave zyrtare komunale nga të gjitha komunitetet, duke nxitur rolin e tyre aktiv në proceset vendimmarrëse dhe ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse.

Nga Komuna e Prizrenit është theksuar se ky hap përbën një zhvillim të rëndësishëm për përmirësimin e demokracisë lokale.

“Ky hap përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e demokracisë lokale në rritjen e barazisë gjinore në qeverisjen komunale të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit