18.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale të komunës: Pataqan i Epërm, Retijë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pastasel dhe Lagjja 1 – Rahovec, raporton PrizrenPress.

Më shumë se 3,500 banorë do të përfitojnë nga ky sistem modern dhe i sigurt për trajtimin e ujërave të zeza. Projekti synon përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit, duke kontribuar në: Reduktimin e ndotjes së ujërave nëntokësore dhe tokës bujqësore, mbrojtjen e shëndetit publik, eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza në natyrë, përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për komunitetin dhe përmbushjen e SDG 6 – Ujë i pastër dhe kanalizim.

“Ky projekt do të sigurojë një sistem modern për trajtimin e ujërave të zeza, duke përmirësuar cilësinë e jetës së mbi 3,500 banorëve dhe duke mbrojtur mjedisin tonë. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet lokale është kyç për suksesin e këtij projekti”, thuhet në njoftimin e komunës.

Projekti zbatohet në partneritet me Komunën e Haraqinës (Maqedonia e Veriut), Green Art Center dhe CUIC, me financim nga Bashkimi Evropian./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Familja Gashi në Mleqan të Malishevës merr çelësat e shtëpisë së re

Në fshatin Mleqan të Malishevës, familja Gashi ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re, dhuratë nga Shoqata humanitare “Bereqeti”. Ceremonia e dorëzimit u...

Lajmet e Fundit