13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës.

Gjatë zhdoganimit të një ngarkese me mall të llojit material ndërtimor (shufra çeliku), të deklaruar si me origjinë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është vërejtur mospërputhje ndërmjet deklarimit dhe gjendjes faktike të produktit.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të ngarkesës, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në etiketat dhe mbishkrimet e produktit figuronin shtete tjera si vende origjine, konkretisht Algjeria dhe Turqia”, njofton Dogana e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Pas verifikimit të plotë, është konstatuar se produktet bartnin etiketa të qarta me shënime të origjinës nga vendet e lartpërmendura, si dhe mbishkrime të tjera identifikuese që lidhen me prodhues të atyre vendeve.

Mosdeklarimi i saktë i origjinës së mallit përbën shkelje të dispozitave ligjore dhe mund të rezultojë në shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore. Si rrjedhojë, ndaj palës është iniciuar procedurë kundërvajtëse në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe Akcizës së Republikës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit të tregtisë së jashtme, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar praktikat e padrejta dhe për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Përurohet parku i ri në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit

Në lagjen 'Ortakoll' të Prizrenit është përuruar një park i ri publik, i cili përfshin gjelbërim të shtuar, kënde lojërash dhe hapësira rekreative për...

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij...

Lajmet e Fundit