2.2 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Kryhen dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur në Spitalin e Prizrenit

Një arritje e rëndësishme është shënuar në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku u kryen me sukses dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur nga ekipi i brendshëm i mjekëve.

Deri më tani, këto procedura janë realizuar nga, ose nën mbikëqyrjen e ekipeve të ardhura nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Tash e tutje, sipas njoftimit, ato do të kryhen nga kardiologët Dr. Fazli Berisha, Dr. Ramiz Kadriaj dhe Dr. Fati Tamnik, sipas listës së pritjes, gjë që pritet të ndikojë dukshëm në shkurtimin e kohës së pritjes për pacientët, raporton PrizrenPress.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit, Dr. Shefki Xharra, vizitoi ekipin dhe përgëzoi punën e tyre, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit të Kardiologjisë Invazive.

Që nga fillimi i punës më 14 qershor 2024, ky shërbim ka realizuar 873 koronografi dhe 301 stentime, duke përfaqësuar një progres të madh në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Prizrenit dhe rajoneve përreth.

“Ky progres përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Prizrenit dhe rajoneve përreth”, thuhet në njoftimin e spitalit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Bresanë të Dragashit

Punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në fshatin Bresanë vazhduan edhe gjatë fundjavës, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Dragashit për përmirësimin...

Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, pjesë e 5-shes më të mirë të vitit

Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur dy lojtare të KBF Bashkimit, Aulona Muhadri dhe Merisa Bilalli, në 5-shen më të mirë të vitit...

Lajmet e Fundit