3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, prezanton planin për shëndetësi në rajonin e Hasit: Shërbime të përditshme për çdo lokalitet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka publikuar një plan e tij të detajuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Hasit, duke premtuar qasje të barabartë dhe cilësore për të gjithë banorët, pa përjashtim.

Sipas Kabashit, në fshatrat Kushnin dhe Kabash, me gjithsej 2,484 banorë, Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF) do të ofrojë shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike çdo ditë pune. Në Lugishtë dhe Dedaj, ku jetojnë 3,086 banorë, AMF do të funksionalizohet për të ofruar të njëjtat shërbime, duke i dhënë fund, siç e cilëson ai, “mashtrimit 4-vjeçar”.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Në Romajë dhe Lukinaj, me një popullsi prej 3,195 banorësh, Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) do të punojë fillimisht me dy ndërrime, duke ofruar shërbime të mjekësisë familjare, laboratorike, infermierike, stomatologjike dhe duke u përgatitur për kujdestari 24-orëshe.
Në Krajk dhe Bregdri, me 1,769 banorë, si dhe në Zym dhe Karashingjergj me 1,251 banorë, AMF-të do të jenë funksionale çdo ditë pune, duke garantuar shërbime bazë për komunitetin.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ndërkohë, në Gjonaj dhe Tupec, ku jetojnë 4,351 banorë, QMF-ja do të punojë me dy ndërrime dhe do të përgatitet për kujdestari 24h, duke mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Planejë, Mazrrek, Kojush dhe Gorozhup, me gjithsej 2,304 banorë, do të përfitojnë nga shërbimet e AMF-së çdo ditë pune, duke përfshirë mjekësinë familjare dhe infermierinë.
Kabashi ka theksuar se ky plan është pjesë e angazhimit të LDK-së për të garantuar shërbime shëndetësore cilësore dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e komunës, pa dallim rajoni apo përkatësie.

“Shërbime shëndetësore kualitative dhe të barabarta për të gjithë komunën dhe rajonet pa përjashtim,” ka deklaruar Kabashi, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt një Prizreni më të drejtë dhe më të shëndetshëm.

Dr. Fejzë Kabashi për Kuvendin Komunal me numrin 20?? në listë.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

 

 

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Lajmet e Fundit