3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

KD i UP-së: Na jepni kohë për marrjen e masave

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës shprehet se është tejet i shqetësuar me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës dhe me implikimet e thella politike, në këto zhvillime, që për fat të keq sot kanë eskaluar edhe në akte të dhunshme.

Në njoftim thuhet se Këshilli Drejtues ka filluar procedurën e adresimit të përgjegjësisë për të gjithë stafin e UP-së, duke filluar nga rektori dhe deri në të fundit në listë.

“Ju sigurojmë se jemi të vendosur për të marrë masa në përputhje me ligjin dhe Statutin ndaj të gjithë atyre që kanë përgjegjësi morale apo ligjore për situatën e krijuar… Konsiderojmë se në një situatë të tillë, rekomandimi i një pjese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për dorëheqjen e Këshillit Drejtues të UP-së, është i kundërligjshëm dhe ndërhyrje flagrante në autonominë e Universitetit. Për më tepër kjo masë e propozuar nuk e ndihmon zgjidhjen e problemit dhe druajmë se krijon hapësirë për një anarki totale”, thuhet në komunikatë.

KD i UP-së kërkon nga studentët protestues, nga opinioni publik dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, që t’iu japin kohën e domosdoshme që Këshilli Drejtues ta kryej punën e vetë dhe në përputhje me kompetencat qe ka, të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për situatën e krijuar, duke filluar nga Rektori Ibrahim Gashi.

“Situata e krijuar është e papranueshme dhe na pamundëson që t’i kryejmë detyrat dhe premtimet që i kemi dhënë”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Sonte dueli i madh, Fury – Usyk

Sonte është një duel i zjarrtë për ardhuruesit e boksit. Tyson Fury  do të përballet me Oleksandr Usyk rreth orës 23:00. Ukrainasi është kampion i...

“Perlë e Ballkanit”, lexuesi shkruan për Prizrenin në The Guardian

The Guardian ka publikuar një artikull për “zbulimet e preferuara të udhëtimit” gjatë vitit 2024, ku hyn edhe qyteti i Prizrenit. Aty përmendet xhamia...

Lajmet e Fundit