Në tubimin e madh të PDK-së të mbajtur sonte në Lubizhdë të Prizrenit, ku ishin të pranishëm edhe banorë nga Gërnçari e Skorobishti, mbajti fjalë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje.
Balje theksoi se përkrahja e saj për kryetarin aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, lidhet me bashkëpunimin e ngushtë që ka pasur me të.
“Këtu jam sot jo për të folur shumë për punët që i ka bërë Shaqir Totaj me ekipin e tij, më shumë jam këtu për të treguar pse kam vendosur ta përkrah. Së pari më duhet ta them se Shaqir Totaj është një ‘jaran’. ‘Jaran’ për neve boshnjakët”, tha Balje.
Ajo nënvizoi gatishmërinë dhe qasjen bashkëpunuese të Totajt. “Nuk kam problem ta thërras ditë e natë, kur ka ndonjë ide, ndonjë problem, për konsultim apo për kritika, dhe gjithmonë kam gjetur ‘teamwork’. Jam shumë e sigurt se Shaqir Totaj është një shok i madh i boshnjakëve në Komunën e Prizrenit”.
Në përmbyllje, Balje iu drejtua të pranishmëve me një apel të qartë: “Dua t’iu jap një këshillë: vërtet duhet ta përkrahni Shaqir Totajn, sepse ne kemi vendosur publikisht ta përkrahim! Bravo!”
Tubimi në Lubizhdë u zhvillua me pjesëmarrje të madhe dhe entuziazëm të qytetarëve, të cilët u shprehën të gatshëm të mbështesin vizionin dhe projektet për mandatin e ardhshëm të Shaqir Totajt.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/