17.7 C
Prizren
E martë, 30 Shtator, 2025

Dështon tentimi për intervenim emergjent në Kalanë e Prizrenit

Ndërhyrja tejet e nevojshme e kategorizuar si emergjente në Kalanë e Prizrenit  nuk do të bëhet as sivjet. Ministria e Kulturës ka dështuar që nëpërmjet dy thirrjeve të gjejë kompani që do të rregullonte shumë pozicione brenda këtij monumenti. Në tenderin e fundit s’ka pasur asnjë kompani të interesuar. Ata që e njohin mirë monumentin thonë se çmimi i paraparë ishte i ulët. Kushtet meteorologjike nuk mundësojnë ndërhyrje restauruese në disa pjese deri në pranverë.

Kalaja e Prizrenit, ende pa u futur brenda rrethojës, shihet se është njëfarë lokaliteti i braktisur. Në cilindo drejtim që nisen vizitorët nuk marrin vesh gjë. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. Janë arnuar me dërrasa, por si opsion që i ka shëmtuar, e ka rritur pak sigurinë. Degradimi i shtigjeve është i nivelit aq sa para më shumë se dy vjetëve, një vizitor e kishte lëshuar pjesa e shtegut ku po ecte. Ishte lënduar dhe kishte shkuar në Polici për ta paraqitur rastin me akuzën se ka pësuar në monumentin e menaxhuar nga shteti. Juridikisht shteti është përgjegjës për atë pjesë, por në praktikë s’merr kush pikë përgjegjësie.

Arkeologu Shafi Gashi, i cili ka udhëhequr projektin për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Prizrenit, ka thënë se kriteret e tenderit kanë qenë të atilla që kanë bërë që të mos ketë interesim të kompanive. “Edhe buxhetimi nuk besoj se është i duhuri. Me atë buxhet nuk do të mund të përfundoheshin as 70 për qind e punimeve. Pozita gjeografike është problematike për dërgimin e materialeve deri atje”, ka thënë Gashi. Vlera e paraparë ishte 84 mijë e 755 mijë euro. Procedura është anuluar këtë muaj shkaku i mosaplikimit të asnjë operatori ekonomik. Nevoja për ndërhyrje është e madhe.

“E para është staza e ecjes e tabelat informuese që janë në pikën zero. Për sivjet të punohet në restaurim me llaç gëlqeror ka përfunduar koha, shkaku i motit. Deri pas fundit të prillit vështirë të punohet”, ka thënë arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Shafi Gashi. Sipas tij, nevojat janë të shumta dhe emergjente.

“Nevoja për ndërhyrje është shumë e madhe. Ka edhe shembje të vogla”, ka thënë ai. Kalaja është prej monumenteve më të vizatuara në Prizren e po ashtu edhe në Kosovë. Sipas Gashit, edhe në ditët me borë rreth 50 vizitorë ngjiten në monument.

Ky monument s’ka as ciceron. Çështja e mungesës së ciceronëve në monumente të trashëgimisë kulturore është një temë e kahershme, ani pse ata konsiderohen të domosdoshëm. Tek tash prej këtij muaji “Ulpiana” dhe Kalaja e Novobërdës janë bërë për herë të parë zyrtarisht me ciceronë. Do të jenë aty së paku një vit, aq sa e përcakton konkursi. Punësimi i dy ciceronëve në “Ulpianë” ishte paraparë qysh para dy vjetësh, kur ky aset  – që u inaugurua si parku i parë arkeologjik para gati një dekade –  u bë me plan menaxhimi. Ministria e Kulturës s’ka gjetur dy ciceronë për Kalanë e Prizrenit.

Ndër kriteret e konkursit për pesë ciceronët në tri monumente – i hapur në korrik –  Ministria kishte listuar: njohuri të thelluara për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, njohuri të mira të gjuhës angleze, gatishmëri për të punuar në ambient të hapur dhe për periudha të zgjatura në këmbë e aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Si përparësi kishte renditur përvojën paraprake në udhërrëfime turistike apo edukim muzeal, si dhe njohjen e gjuhëve të tjera, përveç anglishtes. Kishin konkurruar dy veta, por sipas MKRS-së nuk i kanë plotësuar kriteret.

MKRS-ja ka kohë që tenton funksionalizimin e monumenteve nëpërmjet organizatave joqeveritare.

Në vitin 2023, në tentimin e parë, prej pesë monumenteve sa kishte synuar t’i funksionalizonte me organizata joqeveritare, Ministria pati bërë zgjidhje vetëm për dy: Kompleksin memorial “Isa Boletini” në Boletin dhe Shtëpinë e Katarina Josipit në Zym të Prizrenit, për të cilën nuk i kishte funksionuar plani, ndërsa gjashtë organizata të tjera qenë diskualifikuar kryesisht për mospërmbushjen e kritereve përmbajtjesore dhe administrative.

E në tentativën e dytë, MKRS-ja vitin e kaluar qe vënë sërish në kërkim të organizatave joqeveritare për t’i funksionalizuar asetet e trashëgimisë kulturore të vendit që kishin dështuar në përpjekjen e parë. Kësaj radhe në listë kishin qenë parku arkeologjik “Ulpiana” dhe Kalaja e Prizrenit. Nëpërmjet thirrjes publike, qëllimi kishte qenë që periudha e zbatimit të programit të jetë tre vjet. Për Kalanë e Prizrenit dhe “Ulpianën” mbështetja financiare do të ishte prej 50 mijë në 100 mijë euro në vit.

Kur MKRS-ja për herë të parë kishte tentuar që ta realizonte këtë nismë, KOHA e kishte pyetur këtë institucion se përse nuk angazhohet staf profesional që këto monumente të jenë institucione më vete, që menaxhohen sikurse institucionet e tjera shtetërore. MKRS-ja e konsideronte ndryshe.

“Këto pesë monumente janë institucione më vete, në kuadër të MKRS-së, të cilat po i fuqizojmë përmes programeve të ndryshme, duke filluar nga ndërhyrjet fizike restauruese, planet e menaxhimit, angazhimi i stafit dhe tani edhe përmes ftesës për angazhim të organizatave joqeveritare, që kanë ekspertizë dhe njohuri në fushën e promovimit dhe zhvillimit të kulturës”, shkruhej në përgjigje. Por, për shumicën e këtyre monumenteve nuk ka akte të themelimit si institucione.

Para tre muajsh MKRS-ja kishte bërë edhe një ftesë për OJQ-të, për funksionalizimin e dy monumenteve të tjera: Hidroelektrana – Muzeu i Elektroekonomisë në Prizren, si dhe Kulla e Ministerit në Pejë. Këto dy monumente ishin në listën e aseteve të reja për funksionalizim edhe në thirrjen paraprake, e tani që u kishte ardhur rendi, pas restaurimeve që u ishin bërë nga shteti, kishte mbetur që organizatat t’i marrin në dorë dhe t’i mbajnë për tre vjet, duke u paguar prej shtetit 20 mijë deri në 60 mijë euro në vit, varësisht prej projektit të përzgjedhur./Koha/

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Pas dështimit të Kuvendit, Haxhillari: Buxheti nuk është për qytetarët, por për klientelën politike

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Karanfil Haxhillari, ka reaguar pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur për...

Automjete ushtarake shihen duke hyrë në Prizren, transportohen me kamionë nga Turqia

Në një video të siguruar nga Gazeta Express, nga Prizreni, janë parë disa kamionë që transportojnë makineri ushtarake. Makineria ushtarake që është transportuar është parë...

Heroi pa varr

Lajmet e Fundit