Policia sekuestron shtatë motoçikleta në afërsi të shkollave në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në shkolla”, ka intensifikuar aktivitetet parandaluese që nga fillimi i vitit shkollor, me qëllim të rritjes së sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

“Një ndër rreziqet e evidentuara është drejtimi i motoçikletave në afërsi të objekteve shkollore dhe në zona me frekuentim të lartë të nxënësve. Me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe rritjes së sigurisë, patrullat policore të Stacionit Policor në Prizren kanë ndërmarrë kontrolle të rregullta ndaj drejtuesve të motoçikletave”, thuhet në njoftim

Sipas Policisë, gjatë këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për shkelje të rregullave të trafikut, si dhe janë sekuestruar 7 motoçikleta, kryesisht për mungesë të regjistrimit adekuat dhe drejtim pa patentë shofer.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Lajmet e Fundit