8.6 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Malisheva nis ndërtimin e qendrës për të moshuar dhe fëmijë me nevoja të veçanta – investim mbi 3 milion euro

Një ditë e veçantë për qytetarët e Malishevës! Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar marrëveshjen dhe ka vënë gurthemelin e projektit “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë” – një investim i madh me vlerë mbi 3 milionë euro.

Ky projekt realizohet përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Malishevës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të udhëhequr nga humanisti i njohur Halil Kastrati, i cili është edhe Qytetar Nderi i Malishevës, raporton PrizrenPress.

Kryetari Kastrati u shpreh se kjo është një ndër ditët më të lumtura të qeverisjes së tij.

“Dita e sotme është ndër më të lumturat në gjithë këto vite të qeverisjes sonë, sepse sot kemi nënshkruar dhe kemi vënë gurthemelin e një projekti kaq madhor për komunitetin tonë. Ky është një hap i rëndësishëm për të bërë më të mirën për të moshuarit tanë, fëmijët me nevoja të veçanta dhe për të gjitha kategoritë që përballen me vështirësi ekonomike”, tha ai.

Në këtë projekt madhor, Halil Kastrati dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të bashkëpunojnë ngushtë me Komunën për realizimin e një qendre moderne, gjithëpërfshirëse dhe funksionale, e cila do të ofrojë shërbime të kujdesit, mbështetjes sociale dhe ushqimit për qytetarët më në nevojë.

Kryetari Kastrati i shprehu mirënjohje të thellë mikut të tij, Halil Kastrati, për përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të komunitetit.

“I jam mirënjohës dhe falënderues humanistit e mikut tim, z. Halil Kastrati, për vullnetin e madh dhe gatishmërinë për ta bërë këtë marrëveshje të bashkëfinancimit me Komunën e Malishevës për ndërtimin e këtij projekti madhështor”, thekson ai.

Ky investim përbën një përmbushje të përkushtimit shumëvjeçar të Komunës së Malishevës për të mbështetur shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe për të forcuar vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit ndaj njerëzve në nevojë.

“Urime të gjithëve pa dallim për këtë projekt madhështor në Malishevë” – përfundoi kryetari Kastrati./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rustem (Qamil) Seferaj nga Prizreni ka nevojë urgjente për ndihmë

Rustem (Qamil) Seferaj, i lindur më 22.04.1984 në Prizren, po përballet me një sëmundje të rëndë – Leukemi Akute Myeloide. Ai aktualisht po trajtohet në...

Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Rreth orës 23:15, gjatë patrullimit në rrugën “Ismail Kryeziu”, policia ka...

Lajmet e Fundit