Përkujtohet veterani i arsimit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Latif Muçaj

Në shkollën “Pjetër Budi” të fshatit Lubizhdë në Has është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar mësuesit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Latif Muçaj, i cili njëkohësisht ishte themelues i kësaj shkolle.

Express Kredi nga BiCredit

Në këtë ngjarje përkujtimore morën pjesë familjarë, bashkëpunëtorë, miq të mësuesit dhe ish-drejtorit të shkollës, si dhe klerikë, aktivistë të fshatit e përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, vlerësoi lartë kontributin e Muçajt në periudhat më të vështira për popullin shqiptar, duke theksuar rolin e tij në mbajtjen gjallë të arsimit dhe kulturës kombëtare.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ndërkaq drejtori i shkollës “Pjetër Budi”, Bekim Nerjovaj, tha se kontributi kombëtar nuk matet vetëm me pushkë, por edhe me penë e dije, siç dëshmoi vetë mësuesi dhe autori Latif Muçaj.

Fjalë rasti për jetën dhe veprën e tij mbajtën edhe miqtë e ngushtë, Besim Muhadri, Hil Prenkpalaj, Nexhat Çoçaj dhe Fetah Bekolli./TV prizreni/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit