Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka siguruar mbështetjen e Partisë Guxo për garën e balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor.
Në një postim në Facebook, Abrashi ka theksuar bashkëpunimin me partnerët e tij politikë:
“Takim me GUXO, partnerët tanë për Prizrenin. Bashkë, të koordinuar dhe të vendosur për fitoren në Prizren”.
KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/reel/
Kryetari i degës së Partisë Guxo në Prizren, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se mbështetja për Abrashin është një hap drejt ndryshimit që qytetarët e kanë kërkuar.
“Në zyrat e Partisë Guxo Dega Prizren e mirëpritëm kandidatin fitues për Prizrenin, z. Artan Abrashi. Ne u zotuam që do vazhdojmë të punojmë #Bashkë me qytetarët, që afër 60% votuan për ndryshim”.

Ai tha se për një Prizren më të zhvilluar, më të jetueshëm dhe me qeverisje më të përgjegjshme, mbështetja për Abrashin është vendimtare.
“Me Artanin, ka shpresë që qyteti ynë të kthehet për së mbari. Prandaj vota juaj ka peshë, për qytetin tonë”./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
