Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, Kurti ka deklaruar se pensioni bazë për pensionistët do të rritet nga 120 euro në 150.
Ai ka bërë të ditur se pensionet me rritje do të ekzekutohen qysh nga nesër (1 nëntor).
“Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë në kategori të pensioneve bazike, ato për persona me aftësi të kufizuara, pensioni familjar dhe pensioni invalidor të punës”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka shtuar se në projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm është paraparë edhe rritja për 50% të shtesave për fëmijët nga 0 deri në 16 vjet.
“Nga muaji nëntor, shtesat për të gjithë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç do të rriten për 50%, pra një nënë që këtë muaj ka marrë 40 euro nga muaji i ardhshëm do të marrë 60 euro”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
 
					