7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Transformim thelbësor në Spitalin e Prizrenit: Investim 3 milionë euro për Repartet Pediatrike dhe Internistike

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa” po përjeton një transformim të thelbësishëm, falë një investimi prej rreth 3 milionë euro. Rikonstruktimi i plotë i Reparteve Pediatrike dhe Internistike po e shndërron objektin e ndërtuar në vitet ’70-ta në një qendër shëndetësore moderne dhe funksionale për pacientët, raporton PrizrenPress.

Projekti përfshin katër kate me gjithsej 4,200 m², ku po modernizohen dhomat e pacientëve, ambientet e punës dhe sistemet kryesore të spitalit. Po krijohen gjithashtu njësi intensive të reja pediatrike dhe internistike. Investimi realizohet me mbështetje të plotë nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Drejtori i spitalit, Osman Hajdari, tha se ky projekt nuk ndërton vetëm mure të reja, por rikthen besimin tek shërbimi publik shëndetësor.

“Spitali i Prizrenit po hyn në një epokë të re – me infrastrukturë moderne, aparatura të avancuara dhe standarde të larta kujdesi”, shtoi ai.

Sipas drejtorit Hajdari, ky investim historik pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të garantojë ambiente më të përshtatshme për pacientët dhe stafin mjekësor, duke bërë Spitalin e Prizrenit një shembull të kujdesit modern shëndetësor në rajon./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit