Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra, përfshirë ndalime, kërkesa për masa sigurie dhe ngritje aktakuzash ndaj disa personave të dyshuar për vepra penale.
Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy persona në raste të ndara. Njëri prej tyre dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndërsa tjetri për “Lëndim i lehtë trupor”, të parashikuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, është parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Kanosja”.
Ndërkohë, Prokuroria ka ngritur gjithsej nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat përfshijnë:
• Dy aktakuza për “Lëndim i lehtë trupor” ndaj dy personave;
• Dy aktakuza për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
• Një aktakuzë për “Shmangie nga tatimi” ndaj dy personave;
• Një aktakuzë për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” ndaj dy personave;
• Një aktakuzë për “Kanosje”;
• Një aktakuzë për “Dhunë në familje”;
• Një aktakuzë për “Mospërfillje e gjykatës”.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
