Ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenajt i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

Avokati i Avni Qenajt, Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se këtij të fundit i janë caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata në Beograd.

Ai pati kritika për Qeverinë në detyrë të Kosovës, ku sipas Smakiqit, nuk bën presion efektiv diplomatik.

Express Kredi nga BiCredit

“Privimi i kundërligjshëm nga liria i ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenaj! Në mungesë të një Qeverie serioze të Kosovës vazhdojnë kidnapimet e ish pjesëtarëve të UÇK-se sepse Qeveria duke u sjellë ne mënyrën më joserioze që 5 vjet në negociatat në Bruksel, Serbia lehtësisht shkel marrëveshjet e Brukselit ku garantohet liria e levizjes dhe kapitalit si e drejte themelore njerëzore dhe parime themelore te BE-se, por qe kjo e drejte nuk po zbatohet për ish pjesëtarët e UÇK-së”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Ish-pjesëtarit të UÇK-së, shtetasit te Republikës së Kosovës Avni Qenajt pa asnjë provë të vetme Gjykata ne Beograd dje ia ka caktuar 30 ditë paraburgimin në vend që ai të lirohej nën presionin diplomatik efektiv të Qeverisë normale e serioze që na mungon”.

Sidoqoftë, në fund Smakiqi u shpreh optimist se pafajësia e Qenajt do të dalë fituese.

“Familja Qenaj në  këto ditë festive kombëtare gjendet nën ankth ka mbetur e vetmuar pa mbështetjen e shtetit qe ka luftuar dhe po detyrohet vetë të luftojë përmes angazhimit privat me avokatet e saj të përmbushë te drejtat ligjore lirinë e lëvizjes edhe për familjarin e saj sikur te mos ekzistonte Qeveria e Kosovës”.

“Pafajësia e Avni Qenajt do të triumfojë por çfarë kuptimi ka ekzistenca e shtetit e Qeverisë së Kosovës kur dështon në secilën fushë.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit