2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për atë Turke në Mamushë – Kurti inspekton punimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat e Rahovecit dhe të Mamushës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy projekte të rëndësishme kulturore që po realizohen në këto komuna, raporton PrizrenPress.

Sipas Kurtit, investimet po ecin sipas planit dhe pritet që vitin e ardhshëm të bëhen inaugurimet zyrtare.

“2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për Qendrën Kulturore Turke në Mamushë. Sot e pamë nga afër progresin e deritanishëm të punimeve, e vitin e ardhshëm presim që t’i përurojmë të dyja. Këto projekte shumë të rëndësishme për jetën kulturore të komunave tona janë fryte të bashkëpunimit të qeverisë sonë me komunën e Rahovecit dhe të Mamushës, që do t’i gëzojnë qytetarët e Republikës”, shkroi Kurti, në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit