8.3 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Super ndeshje në Rahovec: Bashkimi mposhtet sërish

Rahoveci 029 ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të vet, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18). Sfida ishte ndër më emocionueset e javës në ProCredit Superligë, me përmbysje, ritëm të lartë dhe dramë deri në sekondat e fundit, raporton PrizrenPress.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 19:17 dhe atë të dytë 21:17, për të shkuar në pushim me avantazhin 40:34. Periudha e tretë i takoi tërësisht Bashkimit, që përfitoi nga rënia e ritmit të Rahovecit dhe fitoi 11:20, duke përmbysur rezultatin.

Megjithatë, çereku i fundit ishte vendimtar. ‘Vreshtarët’ u rikthyen fuqishëm, duke fituar 26:18 dhe duke siguruar një fitore fantastike ndaj njërit prej rivalëve më të fortë të kampionatit.

Më i dalluari te Rahoveci ishte Kentrell Pullian, i cili e mbylli sfidën me 26 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime. Te Bashkimi spikati Kyan Anderson me 28 pikë dhe gjashtë asistime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Pas kësaj ndeshjeje, Rahoveci arrin në katër fitore dhe pesë humbje, ndërsa Bashkimi regjistron humbjen e dytë radhazi pas një serie prej shtatë fitoreve radhazi./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Lajmet e Fundit