Dha dorëheqje kryetari i KD-së të UP-së, Muharrem Nitaj

RektoriatiPas dorëheqjes së Rektorit dhe prorektorëve të Universitetit të Prishtinës, sot dha dorëheqje edhe kryetari i Këshillit Drejtues Muharrem Nitaj.

Nitaj tha se situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000, dhe sot janë atakuar funksionet më vitale të tij.

“Në një situatë të tillë, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita që kam, vendimi më i arsyeshëm për mua, është dorëheqja e parevokueshme”, thuhet në njoftimin për dorëheqje të Nitajt.

“Në pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat që kam dhe duke mos dashur të jem pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës, jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së”.

“Do të ishte katastrofike sikur rënja e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënjës së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij”.

“Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!”.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit