Shënohet rasti i parë nga thumbimi i rriqrave në vitin 2014

RriqratGjatë fundjavës, në Komunën e Malishevës është regjistruar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat në vitin 2014. Lajmin e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, duke thënë, se “rasti i parë për këtë vit është regjistruar gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunën, në fshatin Turjakë”.

Për këtë rast ka shpreh sheqtësimin e tij, edhe kryetari i Malishevës Ragip Begaj, i cili ka kërkuar që masat për parandalimin e etheve hemorragjike, të fillojnë sa më shpejt.

“Jam njoftuar se është regjistruar rasti i parë i thumbimit nga rriqrat dhe kjo është vërtetë shqetësuese, andaj kërkoj që masat për parandalimin e etheve hemorragjike, të fillojnë sa më shpejt dhe niveli i gatishmërisë, të rritet”, ka thënë Begaj.

Gjithëashtu Begaj, ka kërkuar që sa më shpejt që është e mundur, të regjistrohen vendgrumbullimet e mbeturinave ilegale dhe të largohen mbeturinat, të cilat mes tjerash janë edhe rrezik permanent i infeksioneve të ndryshme, përfshi edhe si strehim për brejtës dhe rriqra, dhe ndikojnë direkt në përhapjen e etheve hemorragjike.

“Kjo është emergjente, andaj kërkoj nga drejtoria dhe shërbimet tjera, që sa më shpejt të veprohet në këtë drejtim”, tha Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit