Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Kjo kullë, e shpallur aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, po trajtohet me kujdes të veçantë për të ruajtur autenticitetin dhe identitetin e saj historik.

Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, angazhimi i vazhdueshëm i zyrtarëve në terren po siguron mbikëqyrje profesionale dhe realizim të punimeve në përputhje të plotë me standardet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Me punimet që po vazhdojnë pa u ndalur në restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, po i japim jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Angazhimi i vazhdueshëm në terren i zyrtarëve të QRTK Prizren siguron mbikëqyrjen profesionale dhe realizimin e punimeve në përputhje me standardet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e QRTK-së./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Lajmet e Fundit