1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”, i cili synon të lidhë trashëgiminë artizanale me inovacionin dhe zhvillimin profesional në sektorin e tekstilit.

Ngjarja u organizua në kuadër të partneritetit ndërmjet Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Odës Tregtare të Koblencit në Gjermani dhe Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë. Ky bashkëpunim ndërkufitar synon të krijojë iniciativa të përbashkëta për fuqizimin e zejeve dhe industrisë së tekstilit në Kosovë dhe Shqipëri.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin modele dhe punime artizanale përmes një sfilate mode, ndërsa diskutimet u fokusuan tek sfidat e sektorit, mundësitë për inovacion dhe nevoja për profesionalizim më të madh.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e cilësoi aktivitetin si dëshmi të angazhimit institucional për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e zejeve. Ndërsa Afrim Tejeci, kryetar i Odës së Ndërmarrësisë dhe Zejtarëve të Prizrenit, theksoi se ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes partnerëve rajonalë.

Eventi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme për industrinë e tekstilit, duke e pozicionuar Prizrenin si një pikë takimi për traditën dhe inovacionin në rajon. /TV Prizreni

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

Lajmet e Fundit