Mbretëria e Lesotos njeh Kosovën shtet të pavarur

Lesoto-flamuriKosova është njohur sot nga Mbretëria e Lesotos. Vendimi për njohjen e Kosovës nga Lesoto, i është konfirmuar ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, nga homologu i këtij shteti afrikan, Mohlabi Tsekoa.

“Para pak minutash mu konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falendërova Ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë. Tani numërojmë 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndërkaq, edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar se Lesoto ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, shkruan Thaçi.

Pas kësaj njohje, Kosovën si shtet të pavarur deri më tani e kanë njohur 106 shtete.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit