Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14, 17:15, 15:19, 9:10), raporton PrizrenPress.

Vashat pejane ishin më të mira në pjesën e parë të ndeshjes, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23:14, ndërsa edhe periudha e dytë u mbyll në favor të tyre, 17:15. Kampionet në fuqi u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke dominuar çerekun e tretë me shifra 19:15, ndërsa dhjetëminutëshi i fundit ishte i baraspeshuar dhe me pak pikë të realizuara, 10:9 për Bashkimin. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, me Pejën 03 që ruajti epërsinë deri në fund.

Adrienne Godbold ishte më e dalluara te Peja 03, duke regjistruar 15 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa te Bashkimi shkëlqeu Alexis Marie Mead me 31 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Pas kësaj fitoreje, Peja 03 kryeson tabelën me nëntë fitore dhe një humbje, ndërsa Bashkimi renditet i dyti me tetë fitore dhe dy humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Lajmet e Fundit