Bashkimi – Sigal Prishtina, dueli tradicional në Prizren

Prizreni do të jetë skena e një prej përballjeve më të mëdha të basketbollit kosovar, teksa Bashkimi dhe Sigal Prishtina ndeshen në kuadër të javës së 18-të të ProCredit Superligës.

Ky duel, i konsideruar si një nga përballjet më tradicionale në elitë, vjen në një moment tejet interesant për të dy skuadrat, të cilat do të përballen gjithashtu edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke i dhënë kësaj ndeshjeje peshë edhe më të madhe, raporton PrizrenPress.

Bashkimi hyn në këtë takim nga pozita e dytë në tabelë me 11 fitore dhe 6 humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka regjistruar 8 fitore dhe 9 humbje, duke synuar të vazhdojë ngritjen në formë.

Atmosferë e zjarrtë pritet në Prizren, ku tifozët do të kenë rol kyç në një ndeshje që premton rivalitet, intensitet dhe spektakël basketbolli.

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, dhe pritet të jetë një nga sfidat më të ndjekura të javës në ProCredit Superligë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit