Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli.
Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin amerikan Josh Gray i gjatë 185 centimetra.
Lojtari ka përvoja të shumta, derisa kulmin e karrierës e ka në NBA me dy skuadrat Phoenix Suns e New Orleans Pelicans edhe pse ka luajtur pak ndeshje.
Gray ka luajtur konsiderueshëm në NBA G League me ekipet si: Northern Arizona Suns, Erie BayHawks, Indiana Mad Ants dhe Long Island Nets.
Në Evropë Gray ka luajtur me Lokomotiv Kuban në Rusi dhe VTB League, pastaj në Betis në Spanjë, në Gjermani me Heidelberg dhe së fundmi është paraqitur në Meksikë me Dorados de Chihuahua me 8 pikë e 5.3 asiste për ndeshje.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
