Ngjarja e rëndë ndodhi në dimrin e vitit 2012, kur masat e mëdha të borës u shkëputën nga shpatet përreth dhe goditën shtëpitë e banorëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje të pakthyeshme njerëzore.
Si pasojë e ortekut, u shkatërruan dhjetëra shtëpi dhe u rrezikua siguria e shumë familjeve në këtë zonë malore.
Nga kjo fatkeqësi mbijetoi vetëm Amsera Reka, e cila në atë kohë ishte 7 vjeçe.
Ajo humbi babanë, nënën, vëllain dhe gjyshërit, ndërsa sot jeton te të afërmit e saj. Historia e saj u bë simbol i dhimbjes dhe solidaritetit që pasoi tragjedinë në Restelicë.
Tragjedia e Restelicës mbetet një kujtesë e dhimbshme për rrezikun që paraqesin fenomenet natyrore në zonat malore dhe rëndësinë e masave parandaluese për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Çdo vit, banorët dhe institucionet e vendit përkujtojnë viktimat, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke reflektuar mbi nevojën për menaxhim më të mirë të rreziqeve natyrore.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
