14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë (Video)

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka rritur numrin e shërbimeve shëndetësore, që nuk anashkalojnë edhe pacientë nga qarqet e veriut të Shqipërisë. Drejtues të këtij institucioni shëndetësor nënvizojnë se ka shënuar rritje edhe numri i hospitalizimeve dhe vizitave ambulante specialistike.

Tash e dy dekada, jeta e Fadil Rexhajt është e lidhur në aparatin e shërbimit shëndetësor të hemodializës. Përgjatë kësaj kohe, ai vë në pah se shërbimet në Spitalin e Përgjithshëm “Daut Mustafa” në Prizren, kanë ndryshuar për mirë.

“Me salla me shtretër, me tavolina, me të gjitha, krejt janë të ndryshuara. Nuk kam nevojë të blejë ilaçe, jo, jo, këtu i kemi të gjitha na i japin, kështu barna ndihmëse nuk marr, kësi shtesa, vetëm këto që i kam të dializës, mjekët intervenojnë menjëherë”, tha ai.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Repartet e këtij spitali pranojnë e përcjellin pacientë nga i gjithë vendi. Hatixhe dhe Zaim Krasniqi vijnë nga Malisheva. Zaimi ka 18 vjet dhe Hatixhja tri vjet që ndihmohen në funksionimin normal të veshkave, përmes aparaturave të dializës.

“Këtu shumë mirë po më këqyrin, s’ka më mirë ma, jam pak më dobët tash kohët e fundit, ndoshta prej peshës, veç me një veshkë jam, për atë po më ndikon”, tha Hatixhe Krasniqi.

“S’kemi pas dorëza e as garza sterile nuk kemi pas sa duhet, tash ato janë. Disa gjëra janë më mirë, ka përmirësim shumë të madh. Mjekët i kemi non-stop këtu vijnë menjëherë. Ilaçe blejmë ndonjëherë që i kemi plus, kurse ato të dializës janë”, tha Zaim Krasniqi.

Krijojmë webfaqe për biznese

E që nga viti 2003- 2004, reparti i hemodializës, u shërben edhe 15 pacientëve nga veriu i Shqipërisë.

“A ju duhet ndonjë dokument shtesë? Jo, nuk ka nevojë, veç lajmërohet se është banor i Kukësit, vetëm e hapim historinë dhe vazhdon të shërbehet ashtu siç shërbehen banorët e Kosovës, nuk kanë kurrfarë dallimi”, tha Rexhep Hapçiu, shef i repartit të Hemodializës.

Zona të ndryshme të Shqipërisë, janë pjesë e shërbimeve në spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

“Me shumë kompetencë mund të them se Spitali i Prizrenit e mbulon pothuajse të gjithë Qarkun e Kukësit. Duke parë edhe shifrat e vitit të kaluar, janë diku 800 hospitalizime që kemi pas, mesatarisht dy pacientë ditor, pastaj kemi pas deri në 3500 vizita ambulatore specialistike, kemi pas rreth 1000 vizita tjera në emergjencë e reparte të tjera”, tha Osman Hajdari, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Daut Mustafa”.

Pos Spitalit të Prizrenit, shërbime shëndetësore për pacientët nga Shqipëria ofron edhe Spitali i Gjakovës dhe Pejës.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Foto nga djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia: Shoferi dhe një pasagjer pa lëndime, shkoi ekipi i urgjencës

Një kamion u përfshi nga flakët në aksin rrugor Suharekë-Duhël në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi...

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Delirium

Lajmet e Fundit