6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe përdorimit të VAR-it nga gjyqtari Ilir Mehmeti, i cili anuloi golin e shënuar nga Dijar Nikqi.

“Klubi ynë reagon ndaj anulimit të golit të rregullt të shënuar nga Dijar Nikqi në ndeshjen mes FC Liria dhe KF Vushtrria”, thuhet në reagimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Sipas FC Lirisë, vendimi ishte i padrejtë, pasi nga pamjet duket qartë se lojtari Nikqi nuk kishte kryer faull, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij, dhe klubi shton se nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të trajtohej me penallti për ekipin bardhezi.

“Gjyqtari Rrezart Hasani e anuloi golin duke pretenduar për faull, megjithëse nga pamjet shihet qartë se nuk kishte faull nga lojtari ynë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të ndëshkohej me penallti për ekipin tonë”, theksohet në njoftim.

Edhe pse VAR-i ishte në funksion, vendimi ka ngjallur dyshime mbi drejtësinë sportive dhe ka dëmtuar besimin në sistemin e drejtësisë në futbollin kosovar.

“Edhe pse ishte në funksion VAR-i me gjyqtarin Ilir Mehmeti, u mor një vendim që ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Klubi ynë nuk do të heshtë përballë padrejtësive të tilla”, përfundon reagimi.

Ky vendim ka shkaktuar debat të gjerë mes tifozëve dhe mediave sportive, duke e bërë ndeshjen një nga më të diskutueshmet e këtij sezoni të Ligës së Parë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Lajmet e Fundit