Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara të rrezikshme.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer më 11 mars 2026 nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një urdhri me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Bastisja është zhvilluar në shtëpinë ku banonte i dyshuari me inicialet L.Sh.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 178.72 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.91 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Po ashtu, policia ka gjetur edhe një armë zjarri automatike (dyshohet me gas) e markës BLOW/SWAT pa numër serik, me një karikator, si dhe 16 fishekë të kalibrit 9 mm.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe një rrotull foli alumini, një telefon mobil, para të gatshme në vlerë 350 euro dhe 60 franga zvicerane, si dhe një çelës i derës së banesës.
Gjatë kontrollit policor janë gjetur edhe katër shishe të përgatitura në mënyrë artizanale, të dyshuara se përmbanin lëndë djegëse me mekanizëm ndezës. Për trajtimin e tyre është thirrur njësia EOD, e cila i ka tërhequr mjetet për trajtim dhe asgjësim të sigurt.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ai është dërguar në qendrën e ndalimit.
Rasti është iniciuar për veprat penale sipas neneve 267 dhe 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prizren./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
