12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime më cilësore shëndetësore për qytetarët.

Sipas njoftimit, ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit me organizatën humanitare “Qatar Charity”, e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të investimit, ndërsa kontribut ka dhënë edhe Komuna e Malishevës.

Në ceremoninë e fillimit të punës së QMF-së morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtori i Shëndetësisë, Amrush Helshani, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Me këtë rast, kryetari Kastrati falënderoi organizatën “Qatar Charity” dhe përfaqësuesit e saj për investimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në projekte të tjera në interes të qytetarëve.

Ai theksoi se kjo qendër do t’u shërbejë jo vetëm banorëve të Kijevës dhe të Komunës së Malishevës, por edhe qytetarëve nga zonat përreth, duke kërkuar një angazhim të vazhdueshëm të stafit mjekësor për të ofruar shërbime 24 orë në ditë.

Në përfundim, u theksua se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit