Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

“Zymi i Hasit, një vend me përplot bukuri natyrore, traditë dhe trashëgimi të pasur kulturore, tashmë do të ketë një dokument strategjik që krijon kornizën e nevojshme për menaxhimin afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të veçanta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, raporton PrizrenPress.

Sipas ministrisë, ky dokument është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të zhvilluar në kuadër të projektit “Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikimin Hapësinor”, i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe i zbatuar nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

Në këtë kuadër, Zymi i Hasit, së bashku me Karashëngjergjin dhe Bregdrinin, trajtohen si një tërësi me vlera të veçanta, ku arkitektura vernakulare, peizazhi natyror dhe trashëgimia kulturore ndërthuren në mënyrë unike.

“Përmes këtij plani, synohet që kjo zonë të ruhet dhe të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, duke u kthyer në një shembull të mirë të integrimit të trashëgimisë kulturore në zhvillimin lokal dhe në një destinacion tërheqës për turizmin kulturor”, njofton MKT-ja./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit