FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë të Kosovës.
Klubi prizrenas shprehet se ndeshja nuk është vendosur vetëm nga loja në fushë, duke ngritur akuza ndaj arbitrimit.
“Ndeshja e sotme në Prizren, për fat të keq, nuk u vendos vetëm nga loja në fushë”, thuhet në reagimin e klubit, raporton PrizrenPress.
Sipas FC Prizrenit, vendimet e gjyqtarëve kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit dhe rezultatin final.
“Vendimet e arbitrimit, me arbitrin kryesor Qendrim Vata dhe ekipin e tij, ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes dhe në rezultatin final, duke dëmtuar FC Prizrenin në disa momente kyçe”.
Klubi ka kontestuar edhe vendimet e anësorit në situata të dyshimta për pozicion jashtë loje.
“Aksionet tona u ndërprenë vazhdimisht nga vendime të dyshimta për pozitë jashtë loje nga anësori Edon Kosumi, pikërisht kur ishim në situata të pastra për gol”.
Po ashtu, në reagim përmenden disa raste konkrete gjatë ndeshjes.
“Nuk u akorduan penallti në raste të qarta; një ndërhyrje në vijën e zonës nuk u ndëshkua as si faull, në një situatë ku mund të pasonte karton i kuq; një goditje me bërryl ndaj lojtarit tonë në mesfushë kaloi pa u ndëshkuar”.
FC Prizreni thekson se këto vendime kanë lënë shumë pikëpyetje serioze dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.
“Të gjitha këto vendime lanë shumë pikëpyetje serioze dhe ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes”.
Klubi ka paralajmëruar publikimin e videove dhe fakteve për situatat e kontestuara në ditët në vijim.
“Në ditët në vazhdim do të publikojmë video dhe fakte për secilën nga këto situata”.
Gjithashtu, FC Prizreni ka përmendur edhe një ndeshje të mëparshme, duke pretenduar përsëritje të rasteve të ngjashme.
“Kjo nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla. Edhe në ndeshjen në Mitrovicë ndaj KF Trepça, janë evidentuar vendime të ngjashme, për të cilat gjithashtu do të paraqesim prova”.
Në fund të reagimit, klubi thekson kërkesën për drejtësi sportive.
“FC Prizreni kërkon vetëm drejtësi dhe trajtim të barabartë në fushë”.
Klubi ka bërë të ditur se do të përmbahet nga reagime të mëtejshme deri pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë.
“Për shkak të ndeshjes shumë të rëndësishme që e pret Kombëtarja e Kosovës, ne do të përmbahemi nga reagimet e mëtejshme deri pas përfundimit të kësaj ndeshjeje”./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
