Gratë malishevase nderohen me mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri

Në një ceremoni të veçantë dhe plot emocion, të organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevë, nën drejtimin e Vera Bytyçi, u vlerësuan gratë malishevase për rolin dhe kontributin e tyre në jetën shoqërore, kulturore, arsimore dhe institucionale.

Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet u mbajt në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për përkushtimin e grave, sakrificat dhe sukseset e tyre ndër vite, si dhe për ndikimin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevë, Ekrem Kastrati, së bashku me shefen e kabinetit Blerta Krasniqi dhe drejtorë të drejtorive komunale. Ai theksoi rëndësinë e fuqizimit të gruas dhe mbështetjes së saj në çdo fushë të jetës.

“Gratë e Malishevë kanë qenë dhe mbeten shtyllë e fortë e shoqërisë sonë. Kontributi i tyre në arsim, kulturë, shëndetësi, administratë dhe jetën publike është i jashtëzakonshëm dhe meriton respektin dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë u ndanë mirënjohje për disa gra dhe familje me kontribut të veçantë: Me mirënjohje u nderua Familja e Dëshmorit Habib Berisha; nga fusha e arsimit u vlerësua Hysnie Mazreku; nga fusha e shëndetësisë u nderua Sadbere Hoxha, nga fusha e biznesit u vlerësua Zemrije Bytyqi-Mazreku dhe nga fusha e sportit u nderua Melisa Berisha.

Ky aktivitet u vlerësua si një mesazh i fuqishëm për rolin e grave në shoqëri dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për një të ardhme më të barabartë dhe më të zhvilluar./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit