Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke njoftuar miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët për humbjen e tij.
Sipas njoftimit, Gashi ishte një figurë e angazhuar për vite me radhë në fushën e sigurisë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm që nga periudha e luftës e deri në ndërtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës.

“Të nderuar shokë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sot, më 03.04.2026, ka ndërruar jetë dhëndrri dhe shoku ynë Mustaf Gashi nga Suhareka. Kosova humbi një njeri të zotin, punëtor dhe shumë të angazhuar në fushën e sigurisë”, ka shkruar në reagimin e tij publik, Rizah Berisha.
Ai ka theksuar se kontributi i Gashit ka qenë i gjerë dhe shumëdimensional, duke filluar nga roli i tij si Shef i Qendrës Operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më pas si themelues dhe drejtues në strukturat e Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si dhe në institucionet shtetërore të Kosovës.
Ndër të tjera, Gashi kishte shërbyer si themelues dhe komandant i Qendrës Simulative në kuadër të Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK, si dhe themelues i Qendrës së Situatave pranë Qeverisë së Kosovës. Së fundmi, ai ushtronte detyrën e zyrtarit të lartë në Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.
“Kontributi i tij ka lënë gjurmë në shtetkrijimin, shtetndërtimin dhe forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 4 prill 2026, në ora 15:00, në varrezat e Suharekë./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
