10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël dhe rivalitet maksimal.

Trepça si lider dhe Bashkimi si nënkampion i sezonit të rregullt janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale, ndërsa katër skuadrat tjera do të luftojnë në çerekfinale për dy vendet e mbetura.

Në çerekfinale përballen Golden Eagle Ylli me Pejën, si dhe Bora me Sigal Prishtina. Skuadra që arrin dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa për finalen duhen tri fitore dhe për titullin kampion katër, raporton PrizrenPress.

Orari i ndeshjeve është i shpërndarë në disa faza. Çerekfinalet nisin më 11 dhe 12 prill, ku të shtunën nga ora 19:30 luhet ndeshja Golden Eagle Ylli – Peja, ndërsa të dielën në të njëjtën orë përballen Bora – Sigal Prishtina. Ndeshjet e dyta zhvillohen më 15 dhe 16 prill, me Peja – Golden Eagle Ylli të mërkurën dhe Sigal Prishtina – Bora të enjten, të dyja nga ora 19:30. Nëse është e nevojshme, ndeshjet e treta luhen më 18 dhe 19 prill, sërish nga ora 19:30.

Gjysmëfinalet nisin më 22 dhe 23 prill, ku Bashkimi përballet me fituesin e duelit Bora/Sigal Prishtina, ndërsa Trepça me fituesin e çiftit Golden Eagle Ylli/Peja. Seria gjysmëfinale vazhdon më 25/26 prill, 29/30 prill, 2/3 maj dhe nëse është e nevojshme më 6/7 maj, gjithmonë nga ora 19:30.

Finalja e madhe do të zhvillohet në sistemin “best of seven”, duke nisur më 10 maj dhe duke vazhduar më 13, 17, 20, 24, 27 dhe 31 maj, deri në shpalljen e kampionit të ri të Superligës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Inspektorati i Malishevës: Për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara gjobat nisin nga 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se gjatë muajit prill është duke u zhvilluar aksioni i përgjithshëm për pastrimin...

Lajmet e Fundit