Selmanaj: Lugishta e Hasit, simbol i sakrificës dhe lirisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar të rënët e Lugishtes së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga faqet më të dhimbshme, por edhe më të lavdishme të historisë kombëtare.

Ai theksoi se rënia e 14 dëshmorëve të kombit dhe 40 martirëve mbetet një amanet i gjallë për brezat që vijnë, duke nënvizuar rëndësinë e kujtesës dhe nderimit të tyre, raporton PrizrenPress.

“Të rënët e Lugishtes së Hasit mbeten një nga faqet më të dhimbshme, por njëkohësisht edhe lavdia e historisë sonë kombëtare. Ata ranë për lirinë që sot e gëzojmë, për dinjitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Sakrifica e 14 Dëshmorëve të Kombit dhe 40 martirëve nuk është thjesht një kujtim, por një amanet i gjallë për brezat që vijnë. Ata nuk kursyen asgjë nga vetja, duke dëshmuar se dashuria për atdheun është mbi çdo interes personal. Lugishta e Hasit është simbol i qëndresës, i guximit dhe i unitetit. Ajo na kujton se liria nuk erdhi rastësisht, por u fitua me gjak, me dhimbje dhe me sakrifica të mëdha. Sot, përkulemi me respekt të thellë para veprës së tyre dhe zotoheni se kujtimi për ta do të jetojë përherë. Lavdi e përjetshme të rënëve të Lugishtes së Hasit!”, u shpreh Selmanaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit