Pas përballjeve të para, gara në “Play-off”-in e Ligës së Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjet e dyta gjysmëfinale, të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë.
Në duelin e parë, Istogu pret Proton Cable Prizreni, në një ndeshje ku prizrenasit synojnë ta mbyllin serinë dhe të sigurojnë finalen, pas fitores bindëse në takimin e parë me rezultat 108:77. Në anën tjetër, vendasit do të kërkojnë reagim për ta barazuar serinë.
Takimi zhvillohet sot në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 15:30, raporton PrizrenPress.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Drita përballet me New Basket, me gjilanasit që kanë epërsinë pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 103:87, falë një pjese të dytë të dominuar plotësisht.
Kjo sfidë zhvillohet sot në ISP nga ora 16:30./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
