13.5 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Në Malishevë vazhdon aksioni i pastrimit në pesë fshatra, qytetarët i bashkohen nismës

Në kuadër të muajit të ambientit, në Komunën e Malishevës po vazhdon aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar në pesë vendbanime: Damanek, Bubël, Tërpezë, Berishë dhe Fshat i Ri.

Aksionit të sotëm i kanë prirë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, të shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë komunalë. Në këtë nismë janë bashkuar edhe qytetarët, nxënësit dhe mësimdhënësit, të cilët kanë kontribuar në pastrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Një shembull i mirë për t’u vlerësuar është edhe vetorganizimi i banorëve në disa fshatra, si në Tërpezë dhe Berishë, të cilët përveç largimit të mbeturinave nga hapësirat e tyre, kanë ndërmarrë edhe iniciativa për gjelbërim, duke mbjellë drunj dhe duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për banorët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej thuhet: “Në të njëjtën kohë po vazhdohet edhe me largimin e deponive ilegale të mbeturinave inerte në territorin e komunës”.

Nga Komuna e Malishevës u është bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat inerte t’i dërgojnë në pikat e përcaktuara në Banjë, Kijevë dhe Llapçevë, ndërsa apelohet që aksione të tilla të mbështeten vazhdimisht nga qytetarët, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të shëndetshëm për të gjithë./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Tragjike: Vdes 19-vjeçari nga Rahoveci në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Retia e Rahovecit ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë. Sipas...

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit