Aktivitet ndërgjegjësues për trashëgiminë kulturore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren do të organizojë një aktivitet promovues dhe ndërgjegjësues mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, ku vizitorët do të kenë mundësinë të informohen mbi fazat e restaurimit të këtij monumenti, si dhe mbi rëndësinë e ndërhyrjeve konservuese në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Sipas njoftimit të QRTK-së, aktiviteti synon të ofrojë një pasqyrë më të qartë për transformimin e hamamit ndër vite. “Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk kanë pasur mundësinë ta vizitojnë monumentin në gjendjen e tij para restaurimit, aktiviteti synon të ofrojë edhe një mundësi për të parë dhe kuptuar më mirë transformimin e tij para dhe pas punimeve restauruese”, thuhet në njoftim.

Ngjarja do të mbahet të premten, më 17 prill, nga ora 10:00 deri në 15:00, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë dhe të njihen nga afër me vlerat e këtij monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit