Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë së Prizrenit një përballje direkte që pritet të ketë ndikim të madh në garën për kreun dhe objektivin e Superligës, raporton PrizrenPress.

Takimi do të luhet të shtunën, me fillim nga ora 15:00, në stadiumin sintetik “Shani Nushi” në Gjakovë, ku të dy skuadrat hyjnë me objektiv të qartë: fitoren dhe tre pikët e plota në një duel që mund të rezultojë vendimtar për vazhdimin e sezonit.

Para këtij derbi, renditja në tabelë tregon një garë shumë të ngushtë në majë. Liria ndodhet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Vëllaznimi është në vendin e pestë me 58 pikë, vetëm një pikë diferencë mes dy rivalëve direktë.

Liria synon të mbajë hapin me kreun dhe të forcojë pozitat në zonën e promovimit, ndërsa Vëllaznimi kërkon të përmbysë situatën në tabelë dhe të kapë zonën e sipërme në një moment vendimtar të kampionatit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit